English

Lufta ndaj COVID-19, BE ofron 50 milionë euro ndihmë për Shqipërinë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Bashkimi Evropian ka bërë të ditur sot një plan konkret ndihmash për Shqipërinë në përballimin e situatës kundër COVID-19. Kreu i delegacionit të BE-së në Tirana, Luigi Soreca ka bërë të ditur se në total është një fond prej gati 50 milionë euro.

- Advertisement -

Bëhet fjalë për 4 milionë euro për pajisjeje dhe mbështetje shëndetësore që pritet ti kalojnë menjëherë vendit tonë, 11 milionë euro për mbrojtje sociale si dhe 35 milionë euro për rimëkëmbjen ekonomike.

“BE është gjithmonë me Shqipërinë në kohë të vështira. Jemi gjithmonë me Shqipërinë”, shkruan z. Soreca.

Akordimin e kësaj ndihme e ka përshëndetur dhe Kryeministri, Edi Rama përmes një reagimi në rrjetet sociale, Presidenti Ilir Meta si dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?