Max Verstappen është drejt fitimit të një tjetër titulli kampion në Formula 1, ndërsa 25-vjecari udhëheq ndjeshëm. Plot 6 vende të para në 8 gara të zhvilluara, askush si ai në këtë edicion që po prodhon spektakël.
Rivaliteti në pistë duke se i ka kaluar kufijtë e një gare, ndërsa pilotët përplasen edhe më tej. Ka qenë i fundit belgu ai i cili ia ka replikuar në distancë britanikut Hamilton, me këtë të fundit që bënte thirrje për ndryshimin e rregullave nga Federata e Automobilizmit.
Sipas britanikut, duhet të nxirret një rregull që të gjitha skuadrat të nisin punën për sezonin e ardhshëm në të njëjtën datë. Pa kaluar shumë kohë, ka ardhur dhe reagimi i Verstappen, i cili pohon se pakënaqësitë e Hamilton krijohen tani, e jo në periudhën kur ai fitonte garat.
“Epo, jeta e është e padrejtë ndonjëherë dhe Hamilton duhet ta dijë këtë. Nuk po flas vetëm për Formula 1, por jeta është e padrejtë në shumë aspekte të saj dhe ne duhet të përballemi me të dhe të mos ankohemi. Nuk mbaj mend që Hamilton të fliste për ndryshim të rregullave në kohën kur fitonte vetëm ai,” – u shpreh ai.
Hamilton në këtë sezon të Formula 1 nuk ka triumfuar në asnjë garë, ndërsa 3 herë është ngjitur në podium. Aktualisht 32-vjecari numëron 102 pikë në renditje.
LEXONI GJITHASHTU:
- Shakira “harron” Pique-n, kapet në foto me Lewis Hamilton
- “Gati të shpallem kampion”- Hamilton komenton sezonin: Çfarë të bëj me këtë makinë