English

Luiza Gega shpallet sportistja e muajit nga Federata Europiane e Atletikës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Luiza Gega është shpallur sportistja e muajit për Janarin nga Federata Europiane e Atletikës. 31-vjeçarja përmirësoi rekordin e saj kombëtar në 3000 metra në garën me salla të mbyllura në Gjermani. Gega arriti që të merrte më shumë vota se katër atletët e tjerë që ishin në garë për këtë çmim.

- Advertisement -

“Në fakt është hera e parë që një sportis shqiptar vlerësohet me një çmim të tillë, për këtë jam shumë e lumtur. Kjo erdhi pas rezultatit që arrita në Karsluhe, në Gjermani, ku theva rekord kombëtar në garën e 3000 metrave, në një kohë shumë të mirë, që është dhe koha më e mirë në Evropë”, u shpreh Luiza Gega duke folur për Euronews Albania.

Tashmë sportisja e njohur po përgatitet për lojtar olimpike dhe aktualisht është duke u stërvitur pas përfundimit të fazës së parë në Kenia. Objektivi i saj është futja në top 10-shen e më të mirëve të Lojërave Olimpike Tokio 2020, ndërsa për vitin 2020, në Kampionatin Evropian që do të zhvillohet në Paris, Gega synon medalje.

Luiza Gega është atletja më e mirë shqiptare, mbajtëse e disa rekordeve dhe fituese e shumë medaljeve ndërkombëtare. Ajo ka fituar një sërë medaljesh ndërkombëtare mes të cilave edhe atë të Artën në Lojërat Mesdhetare ‘Tarragona 2018’.

Atletja ka arritur të sfidojë kushtet e vështira, mbështetjen e munguar dhe të triumfojë në kompeticionet ndërkombëtare. Si një shpërblim për punën e palodhur ndër vite, atletja është dekoruar me titullin “Mjeshtër i Madh” nga presidenti i vendit, Ilir Meta.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?