English

Luksemburgu bëhet vendi i parë në botë që bën transportin publik pa pagesë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Luksemburgu është vendi më i pasur në Europë, ku automjeti është vetë mbreti. Por, të dielën, do të bëhet vendi i parë në botë që do e bëjë pa pagesë shërbimin e transportit publik.  

- Advertisement -

Edhe pse ka tashmë shtete të tjera që kanë prezantuar lehtësime të tilla, si për shembull qyteti Talin, Luksemburgu do të jetë i vetmi që do e bëjë për të gjithë vendin.

Shërbimet pa pagesë përfshin transportin përmes tramvajit, trenave dhe autobusëve, ndryshe nga kryeqyteti Estonisë, shërbimi pa pagesë do të jetë i vlefshëm si për turistët ashtu edhe për vendasit.  

“Prezantimi i shërbimit pa pagesë i transportit publik është një masë e rëndësishme për shoqërinë tonë”, tha ministri i Transporteve, François Bausch.

“Mund ta përshkruash si qershia mbi tortë e një strategjie globale e një revolucioni të shumë anshëm. Përveç kësaj, ne duam të vlerësojmë gjithë ata njerëz që kanë bërë zgjedhjen e në favor të transportit publik”.  

Në Luksemburg, rreth 47 për qind e udhëtimeve të biznesit bëhen me makinë dhe vendi njihet për trafikun e rënduar.

Vetëm 32 për qind e qytetarëve përdorin autobusët për të shkuar në punë, ndërsa trenat 19 për qind, kurse në Paris, pothuajse 70 për qind e punonjësve përdorin çdo ditë transportin publik.

“Kemi investuar shumë vite për ndërtimin e rrugëve”, thotë Blanche Weber, presidenti i Lëvizjes Ekologjike të Luksemburgut.

“Qeveria po përpiqet, por transporti publik është shumë i prapambetur”.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?