Premiera e filmit të restauruar “Lulëkuqet mbi mure” do të mbahet sot në Kinema Millenium në Tiranë.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale fragmente nga filmi i restauruar ndërsa fton të gjithë që ta ndjekin në kinema.
Rama shprehet se filmin ikonë “Lulëkuqet mbi mure”, iu nënshtrua restaurimit në 4K të një studioje prestigjioze ndërkombëtare, çka e bëri këtë xhevahir të artit shqiptar të paprekshëm për të gjithë brezat.
“Me ftesën për të ndjekur në kinema filmin ikonë “Lulëkuqet mbi mure”, i cili iu nënshtrua restaurimit në 4K të një studioje prestigjioze ndërkombëtare, çka e bëri këtë xhevahir të artit shqiptar të paprekshëm për të gjithë brezat, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
- Mevlan Shanaj pret filmin e jetës! Një rrëfim emocional, nga komunizmi deri sot…
- ‘Napoleon’ zbret në kinema me polemika, filmi i Scott shkakton debate