English

Luljeta Bozo: Instituti i ndërtimit duhet të ndryshojë rrënjësisht

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Profesoresha e Inxhinierisë Luljeta Bozo, e ftuar në Euronews Albania, u shpreh se pas tërmetit të 26 nëntorit, inxhinierët janë bërë më të rëndësishëm.

- Advertisement -

“Kemi inxhinierë shumë të mirë”, tha znj. Bozo.

 Profesoresha e Inxhinierisë  u shpreh se anashkalimi i inxhinierëve të ndërtimit është një problem, i cili ka nisur prej një periudhe të gjatë kohe afërsisht që prej viteve ’90.

“Problemi nuk ka nisur para një viti ose para dy vitesh, është një proces i gjatë i cili ka filluar që pas viteve ’90, ku u anashkalua roli i inxhinierit, ndërkohë që ndërtimi është fusha që lidhet me të gjitha fushat e tjera të zhvillimit të një vendi”, tha znj. Luljeta Bozo.

Megjithatë sipas ekspertes Instituti i Ndërtimit duhet të ndryshojë rrënjësisht. 

“Së pari duhet të ndryshojë në funksonin që ka, që të marrë një funksion më të rëndësishëm,” tha ajo.

“Duhet fuqizuar patjetër në bazë laboratorike, sepse ka një laborator shumë të vjetër,” shtoi znj. Bozo.

Së fundmi inxhinierja tha se stafi i kualifikuar mbart çelësin e suksesit të Institutit në të ardhmen.

Ndër të tjera znj. Bozo tha se pa ndërtim nuk mund të ketë zhvillim në asnjë fushë tjetër.

“Nuk ka zhvillim të turizmit pa ndërtim, nuk ka zhvillim të zonave rurale pa ndërtim, nuk ka asnjë zhvillim energjitik pa ndërtim. Ndërtimi është gjithandej”, tha ajo.

Profesoresha e Inxhinierisë tregoi për Euronews Albania se po ndërtojnë disa rregulla shumë të përgjithshme, të cilat kanë të bëjnë me ndërtimit.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?