English

‘Lulo Rose’, zbulohet diamanti më i madh në 300 vjet

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një diamant ngjyrë rozë prej 170 karatësh i zbuluar në Angola, mund të jetë më i madhi i gjetur në 300 vjet.

- Advertisement -

I quajtur “Lulo Rose”, diamanti u gjet në minierën e diamanteve aluviale Lulo në rajonin Lunda Norte të Angolës në Afrikë, shkruan CNN.

“Ky rekord dhe diamant rozë spektakolar i gjetur nga Lulo vazhdon të shfaqë Angolën si një faktor të rëndësishëm në skenën botërore,” tha Diamantino Azevedo, ministri i Burimeve Minerale të Angolës.

Diamanti pritet të dalë në ankand nga kompania shtetërore në Angolë, Sodiam, e ngarkuar për kontrollin, mbikëqyrjen e blerjes, shitjes dhe eksport/importit të diamanteve.

Minierat e Angolës janë ndër dhjetë prodhuesit më të mëdhenj në botë të diamanteve, sipas Institutit Gemologjik të Amerikës, i cili hulumton prodhimin e diamanteve.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?