English

Lulzim Basha për largimin e mjekëve: Sistemi shëndetësor ndodhet në gjendje kome

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Largimi i mjekëve dhe përpjekjet për të frenuar ikjen e tyre po diskutohenkonferencën “Sfida dhe vizione në shëndetësi” organizuar nga Partia Demokratike bashkëpunim me fondacionin Konrad Adenauer.

- Advertisement -

Një ditë më parë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se qeveria po përgatit një paketë masash për ta frenuar këtë fenomen. 3000 mjekë shqiptarë punojnëEvropë, 1000 prej të cilëve në Gjermani.

“Do vijmë me një paketë të re konkrete për rikthimin e mjekëve të Diasporës, që do realizohet me një kontratë që do përmbushë kushtet që ju kërkoni. Paketë mbështetjeje për rikthimin e mjekëve dhe një paketë për mjekët që punojnë në vend, duke filluar nga incentivat financiare. Paketa e re do mbështesë jo vetëm rikthimin e mjekëve të Diasporës në vend, por edhe krijimin e urave të bashkëpunimit”, theksoi znj. Manastirliu.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në fjalën e tij tha se sistemi shëndetësor shqiptar ndodhet në gjendje kritike. Ai shtoi se premtimet e qeverisë për mjekësi falas nuk janë gjë tjetër, por një parullë që e përdor Rama për të mbuluar financimet në këtë sektor. Lideri i opozitës theksoi se është koha për rikonceptim të thellë të sistemit shëndetësor në Shqipëri.

“Në prill të vitit të kaluar deklarova se sistemi shëndetësor është në gjendje kome/klinike. Ku jemi sot? Sot jemi dhe më keq. Sistemi shëndetësor sot renditet i fundit në Ballkan.Shëndetësia falas një gënjeshtër, nuk ka shëndetësi falas. Është një parullë për të mbuluar financimet. E ka thyer në mes shëndetësinë shqiptare.

Centralizimi i sotëm ka tejkaluar edhe parametrat e sistemit komunist. Qeveria ka kthyer në armiq pacientët. Marrëzi deklarata për kthimin e mjekëve të Diasporës. Po ti mbaj një herë këta që ke këtu. Një mjek në 1000 banore nuk e di ku do jemi nëse nuk e ndalim këtë.Mirëmenaxhimi i fondeve me anulimin e koncesioneve. Akti i anulimit te koncesioneve është një nga aktet e para të qeverisë sonë. Duhet të kemi një rikonceptim të instancave shëndetësore”-tha ai.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?