Mjeku Pajtim Lutaj komentoi në një intervistë për Euronews Albania rastin e mjekut reanimator që u arrestua dhe transmetua në media.
Ai u shpreh se buja e rastit ka qenë prej rrjeteve sociale që kanë ushqyer median, kur duhet të jetë e kundërta.
“Veprimi është ligjor dhe ne duhet të përkrahim iniciativa të tilla. Bërja mediatike e një mjeku përpara kamerave nuk është e mirë, sepse për mendimin tim në radhë të parë ngarkon institucionin,” – tha Lutaj.
Mjeku shtoi, se ata mjekë që vënë kushte financiare para se të operojnë një pacient duhen bërë shembull.
Në vitin 2001, në kohën kur Lutaj ka qenë drejtor i Përgjithshëm i QSUT-së, gazetari Rezar Xhaxhiu ka shkuar në zyrën e mjekut për një intervistë dhe vetë Lutaj i ka thënë që nëse gjen një mjek të tillë t’i çonte para, ama nuk mund të diskutoheshin dhuratat që një pacient apo familjar i bën mjekut.
LEXONI GJITHASHTU:
- Allkja: 50% e mjekëve do të arrestoheshin nëse do kishte persona të infiltruar
- Arrestimi tek spitali i Traumës, avokati Vishaj: Polici provokoi mjekun
- Vishaj: Skandaloze arrestimi i mjekut me makinën që u është sekuestruar kriminelëve