English

Lutje kundër COVID-19, Papa Françesk, thirrje për mëshirim dhe ndjeshmëri

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Papa Françesk bëri thirrje të dielën për mbajtjen e një lutjeje globale për t’iu përgjigjur epidemisë së koronavirusit.

- Advertisement -

Ati i shenjtë iu drejtua besimtarëve në mesazhin e tij të së dielës, që e shpërndau nga brenda Vatikanit dhe përmes internetit dhe televizionit, në vend të sheshit Shën Pjetër në Romë.

Papa deklaroi se të premten e ardhshme do të mbajë një lutje të jashtëzakonshme “Urbi et Orbi”, nga sheshi i boshatisur.

Papa i mban lutjet speciale vetëm dy herë në vit, për Krishtlindje dhe Pashkë, dhe vendimi i tij për të bërë një përjashtim vë në dukje situatën e rëndë në botë e sidomos në Itali.

“Ne duam t’i përgjigjemi pandemisë së virusit me një lutje universale mëshirimi dhe ndjeshmërie. Le të qëndrojmë të bashkuar dhe ta bëjmë bashkimin tonë të dëgjohet. T’u qëndrojmë pranë njerëzve të vetmuar dhe atyre që po vuajnë. Gjithashtu, le t’u shprehim afërsinë tonë të gjithë doktorëve, stafeve mjekësore, infermierëve dhe vullnetarëve”, tha Papa Françesk.

Papa shprehu gjithashtu afërsinë e tij me popullin kroat, që mëngjesin e së dielës u godit nga një tërmet i fuqishëm. “Zot, jepu atyre forcë dhe solidaritet dhe për kaluar këtë fatkeqësi”, tha ati i shenjtë.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?