English

Macron: Dita e Brexit është një sinjal alarmi historik për reformimin e Europës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Dita e Brexit “është një sinjal alarmi historik” që Europa të bëhet më e thjeshtë dhe më demokratike, ka thënë gjatë së premtes presidenti francez Emmanuel Macron, disa orë përpara largimit zyrtar të Britanisë nga Bashkimi Europian.

- Advertisement -

Ai tha se asgjë nuk do të ndryshojë “në mënyrën praktike” në lidhjen midis Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar, por paralajmëroi se “nuk do të jetë e njëjta marrëdhënie” duke shtuar: “Populli i Britanisë ka zgjedhur të largohet nga Bashkimi Europian. Ata nuk do të kenë më të njëjtat të drejta”.

Në një dalje televizive nga Elizeja, Macron tha të premten se “kjo është një ditë e trishtë”.

“Ky është një sinjal alarmi historik i cili duhet të bjerë në vesh të secilit vend, të dëgjohet nga gjithë Europa dhe të na bëjë të reflektojmë,” tha ai.  

Europa duhet të jetë më e “thjeshtë” dhe më “demokratike”

Brexi ndodhi “sepse shpesh herë e kemi kthyer Europën në një justifikim për të shpëtuar nga vështirësitë tona, sepse gjithashtu nuk e kemi ndryshuar mjaftueshëm atë. Më shumë se kurrë, kemi nevojë për Europën, për tu përballur me Kinën apo Shtetet e Bashkuara për të mbrojtur interesat tona”.  

Ai tha se 27 kombet që kanë mbetur duhet ta bëjnë Europën “më sovrane, më demokratike, më pranë qytetarëve të saj, kështu që edhe me të thjeshtë në jetën e përditshme që t’ia dalim të rindërtojmë një projekt më të qartë europian”.

“Është një ditë e trishtë, le të mos e fshehim këtë gjë. Por është një ditë e cila duhet të na drejtojë që të vazhdojmë ndryshe. Për të ndërtuar, edhe me më shumë vendosmëri një Europë më të fortë dhe efektive”.

Fushata e referendumit të Brexit në 2016-n, “e përbërë nga gënjeshtra, ekzagjerime dhe thjeshtëzime,” ilustroi “se çfarë mund të bëjnë gënjeshtrat në demokracitë tona”, tha ai.

Ai foli për periudhën 11 mujore të tranzicionit në të cilën mekanizma si tregtia dhe kontrolli i kufijve do të qëndrojnë të pandryshuara deri më 31 dhjetor.

Marrëdhënia “nuk do të jetë e njëjtë”

“Nesër në një mënyrë shumë praktike, asgjë nuk do të ndryshojë në marrëdhënien tonë me Mbretërinë e Bashkuar,” tha Macron, duke dashur të sigurojë edhe shtetasit francezë në Mbretërinë e Bashkuar ashtu si edhe shtetasit britanikë që “në Francë janë si në shtëpinë e tyre”.

Ai tha se dëshironte një partneritet më të fortë me Britaninë por tha se Europa duhet të qëndrojë e bashkuar.

Gjatë negociatave që pritet të ndodhin “interesat tona, pra interesat e fermerëve, industrialistëve, studiuesve, punonjësve dhe studentëve tanë do të ruhen”, tha Macron.

“Nuk do të jetë e njëjta marrëdhënie që kemi njohur prej dekadash. Nuk mund të jesh edhe jashtë edhe brenda. Populli britanik ka vendosur të largohet nga Bashkimi Europian. Ata nuk do të kenë më të njëjtat detyra, kështu që nuk do të kenë më të njëjtat të drejta”.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?