English

Macron-Le Pen debat për Rusinë, Evropën, emigracionin, kostot e jetës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Rusia, kostot e jetesës dhe emigracioni ishin disa nga temat ku u përplasën Emmanuel Macron dhe Marine Le Pen në debatin e vetëm televiziv i cili u zhvillua katër ditë para votimit të së dielës kur francezët zgjedhin presidentin e ri.

- Advertisement -

Në debat presidenti aktual u shfaq më ofensivë, ndërsa rivalja e tij u cilësua më e  moderuar. Duke iu drejtuar pushtimit rus të Ukrainës, Macron akuzoi Le Penin se varet nga fuqia e Putinit, pasi ajo është kundër ndalimit të naftës dhe gazit rus.

“Për vendin tonë, ky është një lajm i keq, sepse ju vareni nga regjimi rus dhe nga Putini. Disa muaj pasi komentuat për aneksimin e Krimesë,   në vitin 2015 ju zonja Le Pen morët  një kredi nga një bankë ruse, Banka e Parë Çeko-Ruse, e cila është e afërt me  qeverinë, dhe më pas ju e rifaturuat këtë kredi tek lojtarët e tjerë, të gjitha këto janë plotësisht transparente, të njohura,  të noterizuara dhe që më pas u përfshinë në luftën në Siri. Ju nuk flisni me liderët e tjerë, ju flisni me bankierin tuaj kur flisni për Rusinë”, tha MAcron.

Dy kandidatët u përplasën edhe për raportet me Evropën. Macron akuzoi udhëheqësen e  ekstremit të djathtë se gënjen kur shprehet se nuk ka ndërmend të largojë Francën nga Bashkimi Evropian.

Në politikën  e brendshme, kandidatët shfaqën dallime në ekologji dhe nuk u pajtuan për pensionet dhe pagat.

“E kujtoni  se rritët taksat për karburantet, cka  shkaktoi në radhë të parë probleme të fuqisë blerëse për francezët, por edhe krizën e “jelekëve të verdhë”? Epo, e pezulluat atë rritje, po e bëtë. Mos u tërhiqni. Ju nuk e keni tërhequr atë nga ligji, kështu që ndoshta nesër mund të rifilloni trajektoren e rritjes që kishit planifikuar. Ajo që dua ,është t’u kthej francezëve paratë e tyre. Gjithçka që bëni është të jepni çeqe , edhe një herë unë ju them që çeqet janë inflacioniste, siç ka ndodhur  me të gjitha ekonomitë që japin çeqe”, tha Le Pen.

Sipas sondazheve të fundit, Presidenti Emmanuel Macron kryeson me shumë pak përqindje por miliona votues janë të pavendosur.

1 COMMENT

  1. Do deshiroja Makrone me gjithese
    Per vendin tim ka prue jo pake
    Vonesa.
    Por,per shumicën franceze per Be
    Per Ballkanin qe sa po i hapen dyerte.do deshiroja Makrone.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?