English

Macron shëtit në Champs Elysées për të përçuar “mesazh vetëbesimi” për ekonominë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë Brigitte Macron kanë ecur të hënën dorë për dore në Champs Elysées në Paris për të “përçuar një mesazh vetëbesimi ekonomisë franceze”, në mes të frikës nga coronavirusi.

- Advertisement -

Franca, ashtu si shumë vende të tjera, ka vendosur kufizime në mënyrë që të frenojë përhapjen e COVID-19, duke çuar në një ngadalësim të ekonomisë.

Çifti presidencial ndaluan për të parë dyqanet e rrobave, veçanërisht butikët luksozë për të cilët njihet ajo zonë, por “mbajtën një distancë prej 1 metrash nga të tjerët, si masë sigurie”, raportoi AP.

“Po shtrëngoj duart me ju përmes zemrës sime” tha Macron teksa përshëndeti kalimtarët. 

Një nga ndalesat që ai bëri ishte për hapjen e një kafeneje të re, Café Joyeux, e cila punëson persona me aftësi të kufizuara.

“Ne jemi shumë krenarë që Presidenti i Republikës pranoi të takojë pavarësisht virusit”, tha Yann Bucaille Lanrezac, themeluesi i Café Joyeux.

“Është e nevojshme që të kemi një përgjigje që përputhem me risqet e analizuara nga shkencëtarët”, iu tha Macron gazetarëve. “Ne nuk mund të mbyllim komplet vendin, por duhet të mbrojmë ata më të vobektit”.

Numri i të vdekurve shënoi 25 gjatë së hënës, ndërsa janë konfirmuar 1,412 raste sipas Agjencisë së Lajmeve Franceze.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?