Mbështetës të Partisë Demokratike i janë bashkuar këtë të hënë të 7 tetorit protestës së thirrur nga opozita. Me pankarta të shumta në duar ata janë drejtuar drejt sheshit Skënderbej dhe në selinë e Partisë Demokratike.
Të pyëtur nga gazetarët e Euroneës Albania nëse do ketë hedhje të lëndëve piroteknike, qytetarët as e pohuan dhe as e mohuan një gjë të tillë.
“MAFIA”= Make Albania Free Again (Kthejini lirinë Shqipërisë) ishte parrulla kryesore me të cilën protestuesit nisën marrshimin drejt Kryeministrisë
Protestuesit u nisën drejt kryeministrisë ndërsa në duar mbanin pankarta me shkrime si: “Rama brand name in corrupsion”, ““Suksesi” i Ramës gjithë populli emigrant”, “Edi Rama me dy qeveri: Një në burg një në Kryeministri, “Vjedhje full-time, qeverisje part-time”.
Për mbarëvajtjen e saj dhe garantimin e sigurisë, policia pritet që të aktivizojë në terren rreth 1 mijë e 200 forca.
Kjo masë vjen pasi organizatorët kanë paralajmëruar se gjatë protestës do të synohet të bllokohen disa akse rrugore.
Opozita ka kërkuar leje në polici për 4 orë tubim përpara Kryeministrisë. Se cilët janë skenarët e kësaj proteste, pritet të mësohen në vijim.