Një aksident me pasojë plagosjen e një personi është shënuar mbrëmjen e së martës në aksin rrugor “Elbasan-Rrogozhinë”, në fshatin Karinë.
Policia tha se automjeti me drejtues shtetasin S. S., 57 vjeç, banues në Elbasan është përplasur me mbrojtësen metalike të rrugës.
Nga përplasja është dëmtuar 57-vjeçari dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
LEXONI GJITHASHTU:
- Aksident me pasojë vdekjen në Lushnjë
- VIDEO/ Aksident masiv në autostradën në Kosovë, përfshihen 14 automjete