Gjatë 2 orëve monitorim me makinën inteligjente, Policia Rrugore ka pezulluar 60 leje drejtimi dhe ka vendosur mbi 100 gjoba për tejkalim të shpejtësisë.
Gjatë kontrollit në Rrugën e Kombit, ku shpejtësia maksimale e lejuar është 100 km/h, policia ka konstatuar shpejtësi deri në 192 km/h.
2 kilometra më tej pozicionimit të makinës inteligjente, patrulla e Policisë Rrugore kanë ndaluar automjetet e evidentuara në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Masat administrative u vendosën jo vetëm ndaj këtyre drejtuesve të mjeteve, por edhe ndaj 105 drejtuesve të tjerë, që makina inteligjente skanoi gjatë punës së saj.
Policia thotë se monitorimi nuk është aksion, por kontroll i pandërprerë, për të parandaluar aksidentet rrugore.