English

Makinat e blinduara, të sekuestruar nga OFL në 3 javë operacion

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Operacioni Forca e Ligjit shfaqi sot pamjet e automjeteve të sekuestruara dhe bllokuara në gati 3 javë aksion. Dy individë të tjerë me të shkuar kriminale duhet të justifikojnë pasurinë duke e çuar në 28 numrin e subjekteve që preken nga ligji special.

- Advertisement -

Këto janë automjetet, disa prej të cilave të blinduara që janë sekuestruar ose bllokuar deri më tani nga operacioni forca e ligjit.  Disa prej automjeteve luksoze janë sekuestruar me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të policisë Ardi Veliu ndërsa të tjerat po verifikohen.

Ndërkohë OFL-ja i kërkoi Altin Lamajt i dënuar në Itali për “Vrasje në rrethana cilësuese” dhe Eduart Dushkut i dënuar për “Shkatërrim të pronës me zjarr” , që të justifikojnë pasurinë.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Shumica e dosjeve të OFL-së tashmë janë në tryezat e prokurorëve të SPAK. Brenda kësaj jave pritet që Struktura e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupisonit t’i drejtohet Gjykatës Speciale për të vendosur në sekuestro disa nga pasuritë e personave që i janë nënshtruar forcës së ligjit.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?