English

Makthi i coronavirusit në Itali përkeqësohet, spitalet e Bergamos të mbushur plot

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një doktor në qytetin më të prekur nga pandemia e Coronavirusit në Itali thotë se stafit mjekësor tashmë i duhet t’i kthejnë pacientët mbrapsht pasi spitalet janë mbushur plot.

- Advertisement -

Lorenzo D’Antiga, drejtues i pavionit Pediatrik dhe Qendrës së Transplantit në Spitalin Papa Giovanni XXII në Bergamo thotë se spitali nuk ka më shtretër të lirë në repartet e kujdesit intensiv dhe e përshkruan situatën si “dramatike”.

Bergamo është kthyer në epiqendrën e epidemisë pas Kodonjës në rajonin e Lombardisë. 

“Nuk ka më asnjë shtrat të lirë, jemi në telashe, na duhet t’i transferojmë pacientët në spitale të tjerë, të gjithë repartet e kujdesit intesiv në rajon janë të mbushura plot, ky është një problem madhor”, tha ai për Euronews. 

“Të gjithë spitalet janë të mbushur me pacientë që vuajnë nga sëmundje të tjera – 20 prej tyre nga persona me sëmundje të tjera dhe 80 prej tyre nga pacientë të infektuar me COVID-19, nuk na ka mbetur më asnjë shtrat i lirë”, shpjegon doktori.

Sipas të dhënave të fundit të bëra publike nga qeveria, Italia ia ka kaluar Kinës, duke u cilësuar si vendi i goditur më rëndë nga pandemia.

D’Antiga tha se tani duhet t’i trajtojnë pacientët në një vend tjetër të spitalit, apo t’i transferojnë në institucione të tjera, edhe pse të gjitha spitalet e rajonit janë të mbushur me pacientë. 

“Kemi një dyndje të hyrjeve, është e jashtëzakonshme, por jo të daljeve. Për këtë do të na duhet ta zëvëndësojmë repartin e brendshëm mjekësor, gastroenterologjnë madje edhe neurologjinë në mënyrë që të krijojmë hapësirë për pacientët me coronavirus. Gjysma e spitalit në fakt po punon për këto pacientë”, thotë doktori.

D’Antiga shtoi se pacientët më të vjetër me sëmundje të rënda nuk po mjekohen në mungesë të shtretërve dhe mjeteve. 

“Kemi 400 pacientë dhe repartet për kujdesin intensiv janë të mbushur plot, pra nëse situata përkeqësohet do të na duhet të vendosim për të mos i asistuar pacientët, të cilët 6 muaj më parë mund t’i asistonim”, shpjegon D’Antiga.

“Situata është vertetë dramatike, gjendja është shumë e trishtë, të afërmit nuk mund të qëndrojnë me pacientët gjatë kohës që ata janë të shtruar në spital dhe disa ndërrojnë jetë pa pasur asnjë afër. Gjithashtu funeralet janë të ndaluara, kështu që as lutja e fundit nuk mund tu bëhët në mënyrën e duhur” ka thënë ai.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?