English

Malaj: S’ka marrëveshje me Greqinë për pensionet pa hyrë Shqipëria në BE

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Specialisti për çështjet e emigracionit në Greqi, Fatos Malaj e sheh si të vështirë mundësinë për arritjen e një marrëveshjeje mes Shqipërisë dhe Greqisë për pensionet.

- Advertisement -

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Malaj u shpreh se një marrëveshje mund të arrihet kur Shqipëria të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian.

“Me sa jam në dijeni, nuk ka filluar një bashkëbisedim ndërmjet qeverisë shqiptare dhe asaj greke për kompensimin e pensioneve. Flasim për një konpensim, sepse emigrantët shqiptarë që punojnë në Greqi, nëse arrijnë numrin e duhur të ditëve të punës, me lejen e qëndrimit përfitojnë pension në Greqi.

Këtu flasim për një kompensim për ata që kanë punuar ditë pune në Shqipëri dhe Greqi. E shoh shumë të arrihet një marrëveshje e tillë ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë. Unë mendoj se ky problem do të zgjidhet me hyrjen e Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Nuk e shoh që të arrihet një marrëveshje e tillë”, theksoi ai.

Sipas Malajt, numri i madh i shqiptarëve që kanë punuar në Greqi pa leje qëndrimi dhe gjendja ekonomike e shtetit grek, janë disa nga faktorët përse kanë ngecur bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

A mendoni se dhënia e 2 bonuseve për pensionistët këtë vit lidhet me fushatën elektorale?