Ishujt Maldive janë një parajsë për çiftet e sapo-martuara që duan të kalojnë muajin e mjaltit në një vend të paharrueshëm.
Me situatën e krijuar, ata kanë identifikuar deri tani tetë persona të infektuar nga coornavirusi COVID-19. Por qeveria ka vendosur të përgatitet duke marrë masa të pazakonta.
Një resort turistik, me pamje të mrekullueshme, është caktuar enkas për të prekurit me coornavirus.
Hoteli i lakmuar nga të gjithë ka 30 dhoma me pamje fantastike, dhe brenda 10 ditësh do të jetë gati që të presë të prekurit që do ta kalojnë karantinën mes luksit. Ata do të jenë të izoluar dhe me një staf prej 50 punëtorësh.
Ishulli ndodhet 20 km larg kryeqytetit, dhe përveç kondicionerëve në dhoma e mëngjesit në sallat e këndshme, klientëve do t’u ofrohet edhe një qendër mjekësore me doktorë që do të punojnë me kohë të plotë.
Këto vendime janë marrë me urdhër të presidentit Ibrahim Mohamed Solih, i cili do të mbrojë shtetin e vogël me 436 mijë banorë.
Përveç kësaj, janë marrë masa që të bllokohen të gjitha fluturimet me Kinën, Iranin, Korenë e Jugut, Italinë dhe Bangladeshin.