Ish-ambasadori i Shqipërisë në Mbreterinë e Bashkuar dhe historiani Mal Berisha sjell për herë të parë të përkthyer në gjuhën shqipe librin ”Malet e Gjigandëve”.
Studimi i është kushtuar veriut të Shqipërisë nga antropologu amerikan Karlton Kun.
Historiani në prani të figurave të shquara të artit dhe kulturës tregoi rëndësinë që ka ky studim për gjuhën amë.
Avni Ponari, mbështetësi kryesor për promovimin e këtij libri, e çmoi në veçanti veprën si një botimi që do t’u shërbejë studuesve dhe të rinjve për të mësuar më tepër për historinë.
“Kjo vepër do të ketë një ndikim mjaft të madh të studiuesve shqiptarë studentët dhe dashamirës të Antropologjisë”,-tha Avni Ponari.
Studiuesit e cilësuan si një libër të munguar për albanologjinë dhe antropologjinë shqiptare për më se 70 vite, ndërsa vlerësuan kontributin e Kun për popullësinë shqiptare, duke theksuar kompleksitetin dhe diversitetin që i ka karakterizuar shqiptarët që nga kohërat e lashta.
Gjatë viteve 1929-1930 Karlton Kun antropologu amerikan vizitoi Shqipërine nga ku kreu një studim të mbi 1 mijë e 67 shqiptarë të dhjetë zonave të Veriut, duke bërë studim fizik te formave te trupave të tyre, detajet kulturore, fetare, dhe demografike.
LEXONI GJITHASHTU:
- Promovohet libri ‘Viti i qirinjve”, simbolikë dhe botim ndryshe për Kosovën
- Sabotim në bazën ushtarake gjermane, izolohet pas dyshimeve për helmim të ujit