English

Mali i Zi konfirmon dy rastet e para me coronavirus

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Mali i Zi, i cili kishte mbetur vendi i fundit në Ballkan i pa prekur nga coronavirus, ka njoftuar dy rastet e para të infektuar.

- Advertisement -

Kryeministri i vendit, Dushko Markoviç ka bërë të ditur se bëhet fjalë për dy gra që janë kthyer nga vende të prekura nga COVID-19.

“Laboratorët kanë konfirmuar të martën rastet e para të infektimit me coronavirus në Mal të Zi. Pacientët janë të gjinisë femërore, të lindura më 1948 dhe 1973 dhe të dyja kanë qenë para pak kohësh në rajone të prekura nga epidemia”, deklaroi z. Markoviç.

Në të gjithë botën, deri tani numërohen mbi 80 mijë persona të infektuar ndërsa numri i viktimave i kalon 7 mijë.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?