English

Maliq| Vijon prej 6 ditësh zjarri në pyjet e Bodesë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Prej 6 ditësh vijon të jetë aktiv zjarri në pyjet e Bodesë. Burime pranë shërbimit zjarrfikës të bashkisë së Maliqit bëjnë të ditur se ka rënë intensiteti i zjarrit por aktivizohet në varësi të kushteve atmosferike, pasi në lartësi të tillë erat janë të forta që ndikojnë në përhapjen e flakëve të zjarrit.

- Advertisement -

Te gjitha forcat sipas të njëjtit burim vazhdojnë të jenë ne gatishmëri për të mbajtur flakët nën kontroll, zjarre që në këto 6 ditë kanë djegur sipërfaqe të mëdha me pisha si dhe bimësi të ulët.

Edhe në ditën e 6 vijojnë të jenë të angazhuar afro 40 forca të shërbimit zjarrfikës, shërbimit pyjor, punonjës të njësive administrative si dhe banorë të zonës

Deri tani mendohet se janë djegur më shumë se 76 hektarë, kryesisht me pisha.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?