English

Man Utd fitore dhe spektakël. “Djajtë” ia dalin në transfertë me Wolves

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Premier League ka prodhuar një tjetër ndeshje me rezultat spektakolar, por dhe një lojë të jashtëzakonshme, e bëhet fjalë për përballjen Wolverhampton-Manchester United. Djajtë e kuq hasën jo pak vështirësi në transfertë, ndërsa në fund arritën të triufmojnë në rezultatin 3-4.

- Advertisement -

Pjesa e parë nisi mirë, me Rashford që zhbllokoi rezultatin e Hojlund që dyfishoi shifrat. Me nisjen e pjesës së dytë reaguan vendësit, që ngushtuan diferencën me Sarabia, ndërsa McTominay i dërgoi shifrat në 1-3. Kilman e Neto barazuan rezultatin, duke dhënë idenë për një barazpeshë përfundimtare, por Mainoo vulosi triumfin 3-4.

Në përballjen tjetër Ëest Ham barazoi me Bournemouth, me miqtë që e mbyllën pjesën e parë në avantazh falë golit të Solanke. Në minutën e 61’ Ward Prowse riktheu ekuilibrat duke bërë që rezultati të mos ndryshonte më deri në fund.

NË Spanjë Reali rimori kreun, pas fitores së regjistruar ndaj Getafes. Madrilenët dominuan përballjen, ndërsa shpërdoruan disa raste shënimi, por ia dolën të gjejnë avantazhin që në minutën e 14’ me Joselu. Në pjesën e dytë, ishte sërish qendërsulmuesi që vulosi fitoren 0-2, duke rikthyer Realin në krye të La Ligas me 2 pikë më tepër se Girona.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?