English

Manastirliu mbledh Task-Forcën për rrezikun e koronavirusit, dyndje në QSUT me të prekur nga gripi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministria e Shëndetësisë ka mbledhur sot një Task-Forcë me ekspertët për të caktuar masat ndaj koronavirusit në Kinë, që deri tani ka shkaktuar më shumë se 80 viktima.

- Advertisement -

Ministrja, Ogerta Manastirliu tha se, ky është një takim publik por puna ka filluar me herët.

Sipas ministres, bazuar në informacionin e deritanishëm rreziku për të ardhur në Shqipëri ky virus mbetet i ulët në krahasim me vendet e BE-së.

Shqipëria mbetet një vend me rrezik të ulët ndaj depërtimit të koronavirusit të ri, ndryshe nga vendet e tjera të Bashkimit Evropian.

Kështu deklaroi Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Ogerta Manastirliu në mbledhjen e Task-Forcës për vlerësimin e riskut ndaj koronavirusit të ri që ka izoluar Kinën.

Në kuadër të urdhrit nga Ministria e Shëndetësisë për marrjen e masave paraprake Instituti i Shëndetit Publik ka shtuar gatishmërinë së bashku me spitalet e vendit.

Mësohet së në Spitalin Universitar Nënë Tereza është krijuar një urgjencë e cila do jetë në gatishmëri për të pritur rastet e mundshme me koronavirus.

Nga ana tjetër edhe pse OBSH nuk ka rekomanduar kufizim të udhëtimeve apo tregtisë, njësia shëndetësore mjekësore Rinas në bashkëpunim me Policinë Kufitare kanë marrë masa për të rritur kontrollet.

Ndërkohë që koronavirusi mbetet larg Shqipërisë, ulja e temperaturave ka sjellë ardhjen e sezonit të viruseve të gripit.

Për rrjedhim në QSUT në ditë paraqiten rreth 350 persona me simptoma të gripit.

Prindërit ankohen pasi u duhet të presin në radhë të gjata. Sipas tyre në Urgjencën e Pediatrisë duhet të shtohet numri i mjekëve që ofrojnë shërbim.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?