Spitali i ri pediatrik në Qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza” do të jetë në funksion të pacientëve të vegjël në fillim të viti 2024. Ecuria e punimeve u inspektua nga ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
“Një spital i cili po rindërtohet, me 120 shtretër kapacitet është vërtetë një volum i madh pune në një kohë që ne duam të mbërrijmë, brenda fundit të këtij viti, fillimi i vitit të ardhshëm të mundet që edhe ta mobilojmë dhe ta bëjmë funksional”, tha Manastirliu.
Ministrja dha lajmin se spitali i sëmundjeve të brendshme do hap dyert këto ditë, për t’i lënë vendin punimeve për spitalin e kardiokirurgjisë.
“Është një spital i cili tashmë është finalizuar dhe pritet që ditë pas dite të hapim këtë spital, të çelim dyert dhe ta bëjmë funksional. Puna në QSUT për modernizimin e të gjitha shërbimeve do të vijojë me hapjen e punimeve brenda këtij viti për spitalin e kardiokirurgjisë, më pas me punimet për spitalin psikiatrik”, u shpreh ministrja.
QSUT është spitali me numrin më të lartë të pacientëve dhe përqindjen më të lartë të shfrytëzimit të shtratit.
LEXONI GJITHASHTU: