English

Manastirliu thirrje qytetarëve: Mos shkoni në spitale pa pasur shenja klinike, telefononi në numrin 127

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë  iu bëri thirrje qytetarëve që mos të neglizhojnë asnjë simptomë të ngjashme me gripin, por të kontaktojnë menjëherë në numrin 127 të urgjencës kombëtare.

- Advertisement -

Ajo theksoi se nuk ka vend për panik pasi strukturat shëndetësore dhe mjekët janë në gatishmëri të plotë, me qëllim pengimi e përhapjes së COVID-19. Ministrja Ogerta Manastirliu ftoi qytetarët të mos paraqiten në  spitale, por rastin e tyre ta referojnë  pranë urgjencës kombëtare.

“Dje janë konfirmuar dy rastet e para. Bëhet fjalë për dy qytetarë 54 dhe 28 vjeç banues në Tiranë. Është kontaktuar urgjenca kombëtare. Menjëherë janë marrë mostrat. Pas daljes së rezultateve, ekipet e epidemiologëve, kanë kryer identifikimin dhe izolimin e kontakteve të ngushta përgjatë gjithë natës dhe tashmë kontaktet e ngushta janë izoluar. Të dy qytetarët, babai dhe i biri, po marrin shërbim të infektivi në QSUT. Dua të bëj disa thirrje për qytetarët që të ruajnë qetësinë.

Mjekët janë në krye të detyrës, ku çdo orë ka përforcim të masave. Çdo qytetar do të informohet për masat që do ndërmarrim. Nëse kanë apo ndjejnë simptoma të telefonojnë në numrin 127, dhe ta bëjnë këtë pa asnjë vonesë. Iu bëj thirrje qytetarëve të mos vijnë në spitale pa pasur shenja klinike apo pa kontaktuar në numrin 127. Të mos paraqiten në spitale nëse nuk kanë ardhur nëpërmjet urgjencës kombëtare dhe nuk kanë shenja klinike”, tha ministrja.

Ministrja e Shëndetësisë tha se qytetarët duhet të përkujdesen për higjienën e tyre personale si dhe të ruajnë distancën deri në 1 metër me personat e tjerë.

“Virusi nuk shpërndahet nëpërmjet ajrit, por përmes kontakteve. Qytetarët të respektojnë rregullat e higjienës personale. Larje të duarve për 20 sekonda, mbulim i fytyrës gjatë teshtitjes dhe ruajtja e distancës prej më shumë se një metër nga personat e tjerë”, shtoi ministrja.

Më tej, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka firmosur një urdhër, i cili parashikon ndalimin  e vizitave të familjarëve të pacientëve nëpër spitalet e vendit. Sipas urdhrit, vizitat mund të kryhen vetëm kur kjo kërkesë vjen nga drejtoria e spitalore.

 

89120788_207807290304658_6370587581268099072_n_copy_copy_copy.jpg

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?