English

Manchester City rrezikon titullin, kampionët e Anglisë tani mund të humbasin yjet e skuadrës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Nuk kanë të mbaruar lajmet e këqija për Manchester City-n. Pasi u ndëshkua me dy vite mospjesëmarrje në kompeticionet e organizuara nga UEFA, Champions dhe Europa League,  tashmë “citizens” rrezikojnë një dënim nga Federata Angleze.

- Advertisement -

Sipas asaj që shkruajnë mediat britanike, kampionët e Premier League rrezikojnë titullin e vitit 2014. Arsyeja është po e njëjtë; shkelje të rregullave të Fair Play Financiar.

Në rast se Federata Angleze vendos për ta ndëshkuar duke i hequr pikë, titulli i 2014-s rrezikohet ndjeshëm, pasi atë sezon “citizens” triumfuan me vetëm dy pikë më tepër se Liverpool.

Pezullimi i skuadrës kampione në fuqi të Premier League pritet që të sjellë largimin e shumë yjeve nga ekipi, duke nisur që nga trajneri Pep Gurdiola, pasi nuk kanë ndërmend që t’i privojnë vetes pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.

UEFA përjashtoi gjigandin e futbollit anglez, Manchester City nga Champions League, me argumentin se kishte kryer shkelje të rënda të rregullave të organit drejtues për sa i përket “fair-play”.

UEFA tha se kampionët e Premier Ligës kishin mbivlerësuar të ardhurat nga sponsorizimet midis viteve 2012 dhe 2016.

Rregullat qenë krijuar që të pengonin klubet e pasura të shkatërronin futbollin duke shpenzuar shumë të mëdha parash mbi lojtarët. Ish-presidenti i FIFA, Michel Platini, e ka quajtur praktikën e shpenzimeve marramendëse si “doping financiar”

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?