I ftuar në Euronews Albania analisti Lavdrim Lita tha se vendi është futur në një krizë kushtetuese në shumë fronte si pasojë e sjelljes së politikës në raport me Gjykatën Kushtetuese.
Analisti Lita kishte kritika dhe për vetë Gjykatën Kushtetuese ndërsa tha se parlamenti bëri një turp të madh që nuk i hoqi mandatin Olta Xhaçkës.
“Kërkesa e fundit e Gjykatës Kushtetuese për opinon nga Komisioni i Venecias tregoi që nuk di të ndajë shapin nga sheqeri. Për sa i përket mandatit të Olta Xhaçkës është një turp i madh që parlamenti refuzon ti heqë mandatin një deputeteje e cila është kapur në flagrancë në shkelje të konfliktit të interesit sepse bashkëshorti i saj Artan Gaçi njeherësh u bë investitor strategjik kur gruaja e tij ishte ministre e jashtme dhe së dyti ka përfituar kontratë publike nga Bashkia e Himarës për të menaxhuar një pjesë të bregdetit në zonën e Dhërmiut. Pra ka bërë dy herë shkelje dhe kjo nuk duhej diskutuar fare nga parlamenti dhe Komisioni i Mandateve.
Lita tha se Xhaçka do kishte bërë mirë ta zgjidhte vetë këtë çështje me dorëheqje dhe jo ta çonte vendin në ngërç kushtetues.
“Zonja Xhaçka do duhet ta zgjidhte vetë duke dhënë dorëheqjen e menjëherëshme për të mos ta futur vendin në një ngërç kushtetues siç ka ndodhur konkretisht”, tha Lita.
LEXONI GJITHASHTU:
- Opinioni i Komisionit të Venecias për mandatin e Xhaçkës, reagon Spiropali
- Mandati i Xhaçkës, Bushka: Venecia aprovoi kërkesën, procesi mbyllet në këtë sesion