English

Mandati i Xhaçkës në pikëpyetje, parlamenti voton nëse do e dërgojë në Kushtetuese

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Mandati i deputetes, Olta Xhacka do të diskutohet këtë të enjtë në parlament.

- Advertisement -

Kërkesa për ta cuar mandatin në Gjykatë Kushtetuese, është futur në axhendë, dhe vjen pas një raporti të hartuar nga opozita, e cila thotë se mandati i Xhaçkës është i papajueshëm dhe duhet të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese.

Sipas opozitës, ish-Ministrja e Jashtme nuk mund të vazhdojë të jetë deputete, pasi është në konflikt interesi me shpalljen nga qeveria të bashkëshortit të saj Artan Gaçi investitor strategjik. Në raport thuhet se ky i fundit, përmes shoqërisë  “AG.TCC”, ka përfituar nga pasuritë e shtetit.

Pas ankimimit në janarin e një viti më parë “Kushtetuesja” ia njohu këtë të drejtë opozitës dhe kërkoi që mandati i Olta Xhaçkës të shqyrtohet nga kjo gjykatë pasi të votohet në parlament.

Më shumë se një vit nga ky vendim i “Kushtetueses” që detyron Kuvendin të miratojë kërkesën e opozitës do të përcaktohet të enjten nëse fati i mandatit të Xhaçkës do të shqyrtohet ose jo në themel nga Gjykata Kushtetuese.

Ndërkohë, në rendin e diskutimeve, në seancë do të shqyrtohen edhe disa projekvendime, mes të cilave edhe pagat në Kolegjin e Apelimit dhe Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?