English

Mane më i miri i Afrikës, sulmuesi i Liverpulit nderohet pas një viti mjaft të suksesshëm

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Sadio Mane është shpallur lojtari më i mirë i vitit në Afrikë. Sulmuesi arriti që të fitonte Champions League, Superkupën e Europës dhe Botërorin e Klubeve me Liverpul, si dhe doli në vend të dytë në Premier League, vetëm një pikë pas Mançester Sitit në një edicion mjaft të ngjeshur.

- Advertisement -

Po ashtu, 27-vjeçari ndihmoi dhe kombëtaren e Sengalit që të arrinte finale e Kupës së Kombeve Afrikane.

Senegalezi la pas vetes shokën e skuadrës, Muahmed Slalah dhe futbollistin e Mançester Sitit, Riad Mahrez.

Në aspektin personal, Mane realizoi 22 gola sezonin e shkuar me “The reds” duke fituar Këpucën e Artë. Në garën e Topit të Artë, Mane u rendit i katërti, duke regjistruar kështu një nga vitet më të suksesshme të karrierës së tij, që kurorëzohet me një çmim mjaft special për të.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?