Protestuesit francezë u përpoqën të përndjekin Presidentin e vendit, Emmanuel Macron, teksa ky i fundit po ndiqte një shfaqje në një teatër në veri të Parisit.
Protestuesit këndonin e brohorisnin kundër tij dhe disa prej tyre u përpoqën të hynin në ambientet e teatrit “Le Bufe dë Nord”, por policia u përpoq t’i ndalonte.
Një makinë e zezë në bordin e të cilës thuhet se ndodhej çifti Makron u largua me shpejtësi.
Protestat kundër planeve të qeverisë franceze për të reformuar sistemin e pensioneve zgjasin prej javësh.
E premtja ishte dita e 44-t e grevës, gjatë të cilës manifestuesit bllokuan hyrjen e Muzeut të Luvrit, duke penguara qindra turistë.