English

Manifestimi i 2 marsit, Meta pret shqiptarët në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pasditen e sotme në orën 17:00, Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka thirrur qytetarët në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, që të manifestojnë kundër asaj që ai e quan “grusht shteti”. Manifestimi, i cili përkon me Kuvendin e Lezhës që u mbajt nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu më 2 mars 1444, pritet të zgjasë rreth dy orë, ndërsa mësohet se qytetarët do të marshojnë nga presidenca drejt kryeministrisë. 

- Advertisement -

Kreu i shtetit, Ilir Meta ka njoftuar se do të firmosë edhe një dekret në praninë e pjesëmarrësve, por nuk ka zgjedhur  të japë detaje se për çfarë dekreti bëhët fjalë. Meta ka ftuar në këtë manifestim gjithë shqiptarët, ku simbolet që ata do të mbajnë në duar janë lule mimoze dhe flamuj kombëtarë.

Opozita është shprehur në mbështetje të këtij manifestimi, ndërsa drejtuesit kryesorë të saj kanë pohuar se do të jenë në tubim për të mbrojtur Kushtetutën e Shqipërisë. Gjatë gjithë ditës së djeshme kreu i shtetit ka publikuar në rrjetet sociale mesazhe nga sportistë apo artistë që do t’i bashkohen manifestimit. 

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar tubimin e thirrur nga Presidenti Ilir Meta, ku dhe është shprehur se qytetarët nuk mund të mbështesin një person, i cili kundërshton reformën në drejtësi. Presidenti, Ilir Meta, ka akuzuar kreun e KED-së, Ardian Dvorani për përvetësim të kompetencave në mënyrë të paligjshme sa i takon çështjeve të emërimeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Beteja kryesore e kreut të shtetit duket që nuk është përqendruar vetëm ndaj Ardian Dvoranit, të cilin e ka paditur në SPAK, por rezistencën e tij e ka vazhduar edhe me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonajn. Kreu i shtetit e akuzon Etilda Gjonajn për veprime antiligjore, të cilat sipas tij, çojnë në grusht shteti, ndërsa atë së bashku me dy zyrtarë të tjerë të ministrisë së Drejtësisë i ka paditur në SPAK.

Lexoni gjithashtu:

Përplasja qeveri-presidencë, ministrja Etilda Gjonaj flet për Euronews

Meta nga studiot qendrore të Euronews: Shqiptarët të mbrojnë demokracinë nga regjimi njëpartiak

Kryeministri Rama komenton për tubimin e Presidentit: Është luks i madh për mua

Kryeministri Rama: Vendi s’mund të jetë peng i “besëlikes”

 

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?