Një shtetas i Maqedonisë së Veriut që gjendet në anijen “Diamond Princess” që është ndalur në Jokohama të Japonisë është diagnostikuar me Coronavirus.
Lajmin e bëri të ditur Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut. Ministria e Jashtme tha se është në kontakt me autoritetet japoneze dhe se për momentin i sëmuri po trajtohet në një prej spitaleve të vendit aziatik.
Në këtë anije gjenden edhe dy shtetas të tjetër të Maqedonisë së Veriut por që nuk kanë dhënë shenja të virusit.
Ndërkohë për shkak të coronavirusit, posta e Maqedonisë se Veriut ka ndaluar hyrjen e dërgesave postare nga Kina dhe anasjelltas.