English

Marko Reus, lojtari më besnik i Dortmund njofton largimin pas 12 vitesh

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ai është simboli i besnikërisë, këmbënguljes, por dhe mungesës së fatit, Marco Rues kapiteni i Dortmundit, pas 12 vitesh veshur nën ngjyrat verdhë e zi, do të largohet nga skuadra.

- Advertisement -

I transferuar në vitin 2012 në Signal Iduna Park, Marko u kthye në liderin e kësaj skuadre, ku nuk pranoi të largohej për asnjë lloj vlere e oferte drejt tij, duke mos vepruar si shokët e tij, Leëandoëski, Gotze, Aubameyang, Sancho, Hummels, Dembele, Gundogan e të tjerë emra që vetëm famën morën në Dortmund, por më pas i dhanë lamtumirën.

Tani, 12 vite pasi veshi fanellën e verdhezinjve, Marco Reus ka njoftuar se do të largohet si lojtar i lirë nga kjo skuadër, ndërsa ka arritur dakordësinë me drejtuesit e ekipit. Qëndrimi në Dortmund ka qenë tepër i vështirë për anësorin, ku përgjatë 12 viteve ka fituar vetëm 4 trofe, 2 kupa e 2 superkupa të Gjermanisë, ndërsa humbi finalen e Champions në 2013-ën, ku u mposhtën nga Bayern në shifrat 2-1.

Karriera e tij u penalizua nga dëmtimet e tepërta që bënë që të humbiste 3 kampionate botërorë me Gjermaninë, por dhe kampionate evropiane, por pavarësisht asaj çka ndodhi në karrierën e 34-vjecarit, ai cilësohet një legjendë verdhezi.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?