English

Marrëveshja bërthamore, Irani paralajmëron Europën: Nëse ndërmerrni hapa të gabuara do përballeni me humbje

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Situata në Lindjen e Mesme nuk është aspak e qetë, por Presidenti i Iranit Hassan Rouhani deklaron se nga nxitja e pasigurisë në rajon nuk do të përfitojë asnjë vend. Ai u bëri thirrje vendeve evropiane dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës të përmbahen nga ndërmarrja e ndonjë hapi të gabuar.

- Advertisement -

Për më shumë Rouhani paralajmëroi se ushtarët evropianë të vendosur në Lindjen e Mesme mund të jenë në rrezik. Një paralajmërim i tillë vjen një ditë pasi Britania, Franca dhe Gjermania vendosën të nxisin një mekanizëm për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mbi akordin bërthamor të  2015.

“Nëse ndërmerrni një hap të gabuar, do të përballeni me humbjen; masa e duhur është të kthehemi tek marrëveshja. Ndiqni rrugën që është në të mirë të rajonit dhe të botës”,- u shpreh Rouhani

Ky është kërcënimi i parë i Presidentit Rouhani kundrejt Evropës që prej përshkallëzimit të tensioneve mes Teheranit dhe Uashingtonit, i cili nën administratën e Trump është larguar nga marrëveshja në vitin 2018.

Tre shtetet europiane Britania, Franca dhe Gjermania një ditë më parë filluan një proces duke ngarkuar Iranin me akuzën për mosrespektimin e kushteve të marrëveshjes për 2015 që reduktonte programin e tij bërthamor, një veprim që shkaktoi zemërimin e Teheranit.

Rusia nga ana tjetër kritikoi vendimin e vendeve europiane duke paralajmëruar se po shkakton një tjetër përshkallëzim të tensioneve.

Vendimi i Francës, Britanisë dhe Gjermanisë për të nisur të ashtuquajturin proces të mekanizmit të mosmarrëveshjeve erdhi kur tensionet midis Perëndimit dhe Iranit janë shtuar pas vrasjes së komandantit të lartë Qassem Soleimani në një sulm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pranimi nga Teherani se kishte qëlluar aksidentalisht një aeroplan të Ukrainës.

Ministrat e jashtëm të tre vendeve europiane u shprehën se Irani që nga muaji maj i vitit të kaluar ishte larguar progresivisht nga angazhimet e tij të marrëveshjes .

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?