English

Marrëveshja Kosovë-Serbi, Rama falënderon Vuçiç: Një zgjidhje e Ballkanit të Hapur

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga samiti i “Open Balkan” në Beograd se marrëveshja për dokumentet Kosovë-Serbi është një zgjidhje e Ballkanit të Hapur.

- Advertisement -

Kreu i qeverisë shqiptare falënderoi presidentin Vuçiçi që sipas tij dha një mesazh për të gjithë, atë të paqes.

“Dua të falënderoj Vuçiç dhe gjithë të tjerë që panairi nuk kishte asgjë më pak se panairet e të njëjtës fushë me famë botërore. Kishim prodhuesit tanë dhe prodhues nga shumë vende. Edhe zgjidhja e lëvizjes me karta identiteti është një zgjidhje e Ballkanit të Hapur. Dje ia kam thënë një gazetareje që nuk ishte nevoja të harxhohej aq shumë energji dhe humbje gjithë ajo kohë nëse edhe Kosova dhe vendet e tjera do ishin në Ballkanin e Hapur. Dua t’i shpreh respektin tim presidentit të Serbisë. Ai dua e materializuar këtë  zgjidhje ka dhënë një sinjal shumë të qartë për të gjithë, zgjedhja e parë është paqja. ”, u shpreh Rama.

Të shunën e kaluar Kosova dhe Serbia u pajtuan që të heqin dorë nga lëshimi i dokumentit për hyrje-dalje për shtetasit e të dy vendeve. Tashmë qytetarët e dy vendeve mund të udhëtojnë lirshëm duke përdorur dokumentet e tyre. Deri në tani në doganat mes dy vendeve nuk raportohet për incidente.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×