English

Marrëveshja për paqe, Zelensky: Tani i takon Rusisë të bëjë paqe

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se marrëveshja për armëpushim 30-ditor, që Kievi e nënshkroi në bisedimet e ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara në Arabinë Saudite, mund të përdoret si draft për një marrëveshje më të gjerë dhe shtoi se tani i takon Rusisë të vendosë nëse dëshiron të angazhohet në procesin e paqes.

- Advertisement -

“I takon Rusisë të vendosë se çfarë do të ndodhë tutje, nëse ajo dëshiron ta vazhdojë agresionin e vet kundër Ukrainës apo jo”, tha Zelensky në një konferencë për media të mërkurën.

Lideri ukrainas i lartësoi bisedimet që rezultuan me propozimin për armëpushim dhe tha se nevojitet nënvizimi i hapave të mëtejshëm, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje për paqe afatgjate, me garanci të sigurisë për Ukrainën, për t’i dhënë fund luftës trivjeçare.

Zelensky u tha ukrainasve të përgatiten për “presion të fortë informativ” dhe tha se “Rusia do të bëjë gjithçka për ta përçarë Ukrainën me Shtetet e Bashkuara”.

Moska deri më tani ka refuzuar të komentojë për hollësitë e propozimit për armëpushimin 30-ditor, dhe nuk është e qartë nëse presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për këtë marrëveshje.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska do të presë derisa të marrë më shumë të dhëna të hollësishme nga Uashingtoni, dhe sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se Uashingtoni “do t’i kontaktojë rusët” sot.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha gjithashtu se do të flasë me Putinin në ditët në vijim për të siguruar angazhimin e tij,

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?