Ambasadori i BE në vendin tonë Luigi Soreca tha se marrëveshja e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Italisë për menaxhimin e emigrantëve është vetëm një tekst i parë që duhet të kthehet në ligj nga të dyja palët në mënyrë që BE të japë një vlerësim.
Ai theksoi se do të ishte e parakohshme që të japin vlerësime për dokumentin, i cili siç nënvijëzoi ka më shumë vlerë politike sesa ligjore
“KE është informuar por jo konsultuar për memorandumin, ndaj ne e kemi marrë tekstin 2 ditë më parë. Nënshkrimi i marrëveshjes është vetëm një hap i parë dhe duhet të përkthehet në ligj nga të dyja palët, këtu ne do të bëjmë edhe vlerësimin tonë. Është e parakohshme të japim një vlerësim për dokumente që kanë më shumë vlerë politike sesa ligjore. Në çdo rast BE dhe shtetet anëtarë mund të bashkëpunojnë me vende të tjera për emigracionin duke respektuar zbatimin e legjislacionit të BE dhe konventave ndërkombëtare”, u shpreh Soreca.
LEXONI GJITHASHTU:
Marrëveshja për emigrantët, Balluku: S’është përfundimtare, do kalojë në Parlament
Bledian Koka: Emigrantët rrezik për sigurinë kombëtare