English

“Martin ylli më i bukur i qiellit”, prindërit kujtojnë ditëlindjen e djalit të vrarë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Martin Cani, adoleshenti që humbi jetën më 18 nëntor të vitit të kaluar pas një sherri tragjik pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, të dielën e 13 prillit do të festonte ditëlindjen e tij të 15-të.

- Advertisement -

Me lule dhe tullumbace që formonin emrin “Martin”, prindërit e adoleshentit ishin të dielën pranë varrit të tij ku shfaqën dhimbjen e thellë për mungesën e të birit në këtë ditë që do të duhej të ishte e gëzueshme.

Babai dhe nëna e Martinit sollën lule të bardha dhe lëshuan tullumbace drejt qiellit, si një mesazh dashurie dhe përkujtimi për djalin e tyre.

Pranë varrit ishte vendosur një kornizë me mbishkrimin: “Martin, ylli më i bukur i qiellit”.

“Në është thyer zemra në mijëra copa… Na merr malli të dëgjojmë zërin tënd, por është e pamundur… Sy bukuri jonë, do të na mungosh pafund. Kujtimet e tua do të mbeten përjetë”, shkruanin më tej prindërit, duke përcjellë dhimbjen për humbjen e parakohshme të Martinit.

Ngjarja ndodhi më 18 nëntor 2024, rreth 200 metra larg shkollës “Fan Noli”, ku 14-vjeçari u godit me thikë disa herë nga një bashkëmoshatar i tij. Përveç vrasjes së Martinit, u plagos edhe një shok i tij, ndërsa autori u vetëplagos me të njëjtën thikë, të cilën më pas e hodhi në një ndërtesë të braktisur.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?