English

Masa të rrepta në tregjet e kryeqytetit, Edi Rama: Gati rritja e ndëshkimeve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka shpërndarë disa foto në faqen e tij në “Facebook”, në të cilat duket qartë aplikimi i masave të reja nëpër tregjet e Tiranës. Shefi i qeverisë shqiptare thekson se vetëm disiplinimi i plotë gjatë kësaj jave do të mund të sjellë hapjen e shtegut të lëvizjeve me “pikatore”.  

- Advertisement -

Ai shprehet se gjatë ditës së sotme do të jetë gati plani rritja e ndëshkimeve, të cilat sipas kryeministrit, do të  shërbejnë si parakushte për lehtësimin e masave sociale.

“Vetëm disiplinimi i plotë këtë javë na hap shtegun për lehtësimet me pikatore. Brenda ditës sot gati rritja e ndëshkimeve, që i hap rrugë lehtësimeve shkallë-shkallë në vijim”, shkruan Rama.

Policia e Shtetit në bashkëpunime me Ushtrinë po monitorojnë me rigorozitet zbatimin e masave në tregjet e kryeqytetit, ndërsa për shkelësit janë parashikuar ndëshkime të forta administrative.

Për të rritur sa më shumë shkallën e sigurisë në tregje, autoritetet kanë ngritur kordonë policorë, ndërsa nuk mungojnë as tunelet që kryejnë dezinfektimin e qytetarëve.

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?