English

Masakër në SHBA, 5 të vrarë në një fabrikë birre, mister motivet e agresorit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një person ka qëlluar dhe vrarë pesë punonjës në një nga fabrikat më të mëdha të birrës në Miluoki të Shteteve të Bashkuara dhe më pas ka vrarë veten.

- Advertisement -

Agresori u identifikua si një 51-vjeçar vendas, ndërsa motivet e veprimit të tij mbeten të paqarta.

Të shtënat ndodhën në orët e pasdites, teksa disa qindra punëtorë ndodheshin në fabrikë. Teksa incidenti ndodhi, shkollat dhe bizneset pranë vendit të ngjarjes u mbyllën me urdhër të autoriteteve. Këto të fundit besojnë se agresori veproi i vetëm.

Sulmi ndodhi në një kompleks që përfshin edhe zyrat e disa korporatave dhe fabrikën e birrës, i njohur si “Lugina Miller”.

Pesë viktimat ishin punonjës të birrarisë. Përpara këtij incidenti, në Shtetet e Bashkuara janë verifikuar tre raste të tjera të ngjashme që nga fillimi i vitit, me 12 viktima në total.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?