English

Masakra e Reçakut, Vuçiç: Nuk i kam mohuar kurrë krimet e luftës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në një intervistë për Ilva Now, presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se ai nuk i ka mohuar kurrë krimet e luftës dhe shtoi se Serbia ka dënuar shumë kriminelë lufte.

- Advertisement -

Ai u pyet nga drejtorja e lajmeve të Euronews Albania, Ilva Tare nëse mund të ketë bashkëpunim të vërtetë mes vendeve të Ballkanit përpara se të kemi pajtim dhe paqe?

“Sepse ju ende i mohoni krimet e luftës në Kosovë,” e pyeti znj. Tare presidentin Vuçiç duke I kujtuar deklaratën e tij të fundit për masakrën e Reçakut.

Vuçiç vazhdoi përgjigjen e tij duke theksuar këndvështrimet e ndryshme, të cilat qenë të zakonshme për pjesë të ndryshme të ish-Jugosllavisë.

“Kjo është saktësisht arsyeja pse ne duhet të përballemi me këtë problem dhe përse kemi nevojë të krijojmë lidhje dhe marrëdhënie më të mira mes nesh. Ju nuk mund t’i detyroni serbët të pranojnë të gjitha këndvështrimet dhe idetë tuaja,” tha presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

Gazetarja Tare theksoi se Serbisë i kërkohet të pranojë faktet, të cilat janë komentuar dhe nga komuniteti ndërkombëtar.

“Jo, kjo është ajo që ju thoni, ajo që ju mendoni. Ne mendojmë ndryshe,” u shpreh z. Vuçiç.

Presidenti serb tha se kur analizojmë komunitetin ndërkombëtar lidhur me njohjen e pavarësisë së Kosovës, ai është i ndarë dhe “është saktësisht gjysmë për gjysmë”.

Vuçiç përcolli mesazh pajtimi dhe tha se rajoni duhet të ecë përpara drejt bashkëjetesës për të tejkaluar mosmarrëveshjet e së shkuarës.

“Mos e dëno dikë për shkak se ai ka këndvështrime të ndryshme për të kaluarën, mundohu ta bësh mik për të ardhmen,” theksoi presidenti serb.

“Ne duhet të punojmë së bashku, ne duhet të jetojmë së bashku, duhet të krijojmë një atmosferë ndryshe në të cilën, njerëzit nuk duhet të ndëshkohen për shkak të gjuhës që flasim, për shkak të diçkaje që mendojnë ose që e kanë thënë ose që e kanë thënë me zë të lartë dhe që ka qenë ndryshe nga zyrtarët e shtetit apo të qytetit apo të provincës,” tha z. Vuçiç.

Presidenti përfundoi përgjigjen e tij duke thënë se lënia mënjanë e të kaluarës do të ndihmojë për të krijuar një hapësirë të gjerë për bashkëpunimin brenda rajonit dhe për të sjellë më shumë investitorë për rajonin tonë, si dhe për të sjellë njëri-tjetrin më afër drejt të ardhmes.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?