English

Masat kufizuese ndaj njerëzve i mbledhin flamingot shtegtarë si asnjëherë tjetër

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Masat e izolimit në Mumbai, për shkak të COVID-19, knë bërë që një liqen të mbushet i gjithi me flamengo rozë, duke krijuar një pamje tepër të veçantë.

- Advertisement -

Qiejt e kthjellët dhe ajri i pastër kanë tërhequr një numër të madh të zogjve të veçantë, të cilët janë mbledhur brenda një jave.

Shtegtimi i këtyre zogjve është një dukuri që ndodh çdo vit, por kurrë s’ka qenë në këtë shkallë.

Flamingot kërkojnë vende të qeta dhe pëlqejnë të ushqehen në cekëtirat me baltë.

Këta shpendë mbërrijnë në jug dhe perëndim të Indisë rreth dhjetorit, pas periudhës së çiftëzimit.

India ka rreth një muaj që ka nisur distancimin social dhe masat kufizuese për shkak të rrezikut që i kanoset vendit nga një përhapje e mundshme e COVID-19.

Më 1 maj, qeveria i zgjati masat kufizuese me dy javë të tjera, të cilat duhej të kishin mbaruar këtë të diel.

Deri më tani në Indi janë regjistruar 37.336 të infektuar dhe 1223 të vdekur.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?