English

Masat kundër coronavirusit, drejtori i Portit të Vlorës flet për Euronews Albania

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shteti i Italisë po përballet me përhapjen e shpejtë të coronavirusit Covid-19, virus ky i cili brenda pak ditësh ka vrarë shtatë persona, ndërsa qindra të tjerë janë infektuar. Frika e përhapjes së virusit ka kapluar edhe qytetarët shqiptarë, të cilët jetojnë nga të dyja anët e kufirit.

- Advertisement -

Pavarësisht se autoritete shqiptare kanë deklaruar se nuk ka asnjë rast të konfirmuar me cornavirus, qytetarët vijojnë të ushqejnë iluzionin e frikës. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka deklaruar para mediave se janë marrë masat në të gjitha pikat kufitare, duke bërë që pasagjerët që hyjnë në Shqipëri t’i nënshtrohen kontrolleve në bazë të rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Ndryshe nga Porti i Durrësit, ku një pjesë e pasagjerëve i thanë Euronews Albania se nuk janë kontrolluar, në Portin e Vlorës situata paraqitet më korrekte. Drejtori i portit të Vlorës, Admir Malaj tha gjatë një intervistë në emisionin “Good Morning Albanians” se janë marrë të gjitha masat për të kontrolluar çdo pasagjer që vjen në Portin e Vlorës.

“Mund të themi së është një fluks normal, nuk është se ka ndryshim në fluks. Ne si port kemi marrë masat që prej një muaji në bashkëpunim me institucionet përkatëse, dhe mund të themi se edhe ministrja e Shëndetësisë ka bërë një inspektim për të parë masat e marra në portin e Vlorës. Patjetër, stafi mjekësor është stacionuar në terminalin e Portit të Vlorës  që prej 1 muaji. Mund të themi që ditët fundit janë shtuar personelit mjekësor, gjithashtu edhe masat e marra nga Policia Kufitare dhe nga Doganat, por edhe nga stafi portual”-theksoi drejtori.

Ai tregoi edhe procedurat që iu nënshtrohen pasagjerët, të cilët udhëtojnë nga Italia në Shqipëri. Sipas drejtorit, stafi mjekësor ka të gjithë kushtet e nevojshme për të kryer çdo kontroll në këtë port.

“Patjetër. Ne iu kemi ardhur në ndihmë stafit mjekësor duke krijuar ambiente të veçanta për t’iu ardhur në ndihmë në punën e tyre. Gjithashtu masat e marra janë, që të gjithë pasagjerët intervistohen dhe matet  me termometër digjital temperatura e tyre, të gjithë pasagjerëve që vijnë në Portin e Vlorës”, u shpreh ai.

Pavarësisht situatës ne Itali, Malaj tha se nuk ka informacione për persona të prekur, por as fluks te shtuar pasagjerësh.

“Nuk ka pasur asnjë rast të dyshuar. Deri më sot, lidhur edhe me agjencitë e biletave nuk kemi asnjë informacion që ka shtim të fluksit të pasagjerëve që kanë prerë biletat”-tha ai.

 

Lexoni gjithashtu: 

Euronews Albania vëzhgon kontrollet e udhëtarëve në Portin e Durrësit

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?