English

Masat kundër COVID-19, Shqipëria mbyll për 3 ditë kufirin me Kosovën

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në kuadër të shtimit të masave mbrojtëse kundër përhapjes së Covid-19, Shqipëria ka marrë vendimin për mbylljen e kufirit me shtetin e Kosovës. Kjo masë e re ka nisur të aplikohet që në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe do të zgjasë deri në 15 mars, ora 24:00.

- Advertisement -

Lajmi bëhet i ditur nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Kosovës, e cila tregon edhe kategorinë e mjeteve që do lejohen të lëvizin, pavarësisht kësaj masa drastike.

“QKMK ju njofton: për masat e ndërmarra nga ana e autoriteteve të Republikës së Shqipërisë, sa i përket qarkullimit kufitar për në Republikën e Shqipërisë. Duke filluar nga data 13/03/2020, në ora 06.00, do të ndalohet hyrja në territorin e Republikës së Shqipërisë, për te gjithë shtetasit / veturat e Republikës së Kosovës. Do te lejohet hyrja vetëm e veturave te shëndetësisë / ndihmës së shpejt , automjeteve komerciale (ata te cilat bartin mallra) dhe veturave qeveritare. Kjo masë do të zgjasë deri me datë, 15/03/2020 në ora 24.00”, thuhet në njoftimin e QKMK-së.

Deri tani në Shqipëri janë konfirmuar 33 raste me coronavirus, ndërsa një grua 73-vjeçare ka humbur jetën. Qeveria e drejtuar nga kryeministri Edi Rama ka marrë po ashtu masa tjera, duke ndaluar qarkullimin e mjeteve private dhe urbanëve në tetë qarqe.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?