English

PD propozon rishikimin e buxhetit: 120 mln euro për PPP, vetëm 3 mln për coronavirusin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Partia Demokratike kërkon alokimin e fondeve të nevojshme për përballimin e situatës së krijuar nga coronavirus dhe për këtë arsye propozon dhe rikithimin e buxhetit të shtetit. Përveç kësaj, PD propozon rritje ne fondeve për mbrojtjen shëndetësore dhe sociale, sidomos për moshën e tretë.

- Advertisement -

“Alokimin e fondeve të nevojshme në përballimin e kostove për testimet për personat që mund të jenë prekur nga COVID -19 dhe për trajtimin e të sëmurëve, numri i të cilëve është rritur që nga momenti i zbulimit të “pacientit 0” dhe pritet të rritet dita-ditës. Nuk duhet të ketë mungesë fondesh për të blerë të gjitha pajisjet, kitet e nevojshme testuese dhe aparaturat për trajtim, sepse koha nuk pret, koha kushton jetë”, thuhet në deklaratën e PD.

Nga ana tjetër, duke e cilësuar të pa përfillshme shifrën prej 3 milionë euro të caktuar nga qeveria, sipas PD, qeveria nga ana tjetër ka parashikuar 120 milionë euro për partneritetin publik-privat.

“Këto alokime fondesh dhe mbështetja me fonde të menjëhershme janë plotësisht të mundura, po të kemi parasysh se vetëm gjatë këtij viti, qeveria ka planifikuar të harxhojë 40 herë më shumë për PPP-të, sesa ka alokuar për koronavirusin: 120 milionë euro janë planifkuar për 10 oligarkë dhe 12 PPP, ndërkohë që vetëm 3 milionë euro janë alokuar për krizën e koronavirusit”, përfundon reagimi i PD.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?