Punimet e Kuvendit do të rifillojnë pasditen e nesërme, pas pushimeve të dimrit, me dy çështje ku u mbyll; masat për tërmetin dhe paketën ‘Antishpifje’.
Opozita parlamentare ka propozuar ngritjen e një komisioni të posaçëm parlamentar për rishikimin e kuadrit ligjor për ndërtimet në Shqipëri, kërkesë të cilët e kanë mbështetur nga pasojat që la tërmeti i datës 26 nëntor.
Kjo çështje pritet të shqyrtohet paraditen e nesërme në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve ku Gramoz Ruçi do të duhet ta përcjell për votim në seancë plenare.
Një pikë tjetër që do të adresohet është edhe paketa “Antishpifje”.
Rregullorja e Kuvendit parashikon se dekretet e Presidentit futen automatikisht në kalendarin e punimeve dhe brenda kësaj jave ajo pritet të rrëzohet nga komisionet parlamentare e më pas nga seanca e radhës parlamentare, pasi ajo e ditës së nesërme është me karakter ceremonial.
Partia Socialiste ka qëndrimin e saj se këto dy nisma ligjore duhet të miratohen ndërsa opozita është shprehur kundër.