Me një urdhër të ri të firmosur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bëhet me dije se të gjitha insitucionet arsimore do të vijojnë të qëndrojnë të mbyllura deri në përfundim të gjendjes së pandemisë COVID-19. Në urdhrin pararendës ishte lënë si afat për rifillimin e veprimtarisë në institucionet arsimore, kopshte dhe çerdhet data 3 prill.
Gjithashtu, me urdhër të ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, MSHMS, përfshihet shtyrja pa afat edhe e veprimtarive të tjera, konkretisht: Ndërpreja e ndërhyrjeve kirurgjikale të planifikuara në QSUT dhe në spitalin “Shefqet Ndroqi”; mbyllja e klinikave dentare; mbyllja e bareve, restoranteve, fast fudeve; pezullimi i funksionimit të komisioneve të vlerësimit të personave me aftësi të kufizuar dhe invaliditet pune; mbyllja e aktiviteteve publike dhe jopublike dhe anulimin e grumbullimeve masive në vende të mbyllura apo të hapura.
Vendimi për mbylljen e shkollave ishte nisma e parë e marrë nga qeveria shqiptare që më detë 9 mars, me konstatimin e rasteve të para me COVID-19 në vendin tonë dhe u pas më tej me masa të vazhdueshme kufizuese me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit.