English

Mazhoranca shtyn shqyrtimin e dekretit të Presidentit Ilir Meta për antishpifjen

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kuvendi i Shqipërisë në seancën e sotme plenare do të diskutojë për disa çështje shumë të debatuara nga ana e politikës shqiptare. Temat dhe çështjet të cilat u shqyrtuan sot në Parlamentin e Shqipërisë ishin paketa anti-shpifje, drafti për amnistinë dhe ligji për disiplinimin e ndërtimeve në vend.

- Advertisement -

Partia Socialiste ka shtyrë për muajin mars votimin për ligjin për mediat audiovizive deri sa Komisioni i Venecias të shprehet dhe të japë qëndrimin për këtë çështje. Gjatë fjalës së tij në seancën plenare, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, z. Balla shprehu bindjen se ligji i miratuar nga mazhoranca do të certifikohet edhe nga ana e  Komisionit të Venecias.

“Unë nuk kam asnjë dyshim dhe e them publikisht, që ligji që e kemi bërë është një ligj shumë i mirë dhe kam të gjithë pritshmërinë time që Komisioni i Venecias do ta certifikojë ashtu siç e kemi miratuar ne. Por, ajo që po iu them se procedurialisht kjo automatikisht shtyhet dhe ky ka qenë një standard, që edhe kur ju keni kërkuar shtyrjen, ne e kemi shtyrë.

Komisioni i Venecias ka pranuar që ta shqyrtojë me procedurë të përshpejtuar në sesionin e 21 marsit. Gjatë muajit shkurt përfaqësues të Komisionit të Venecias do të vijnë në Tiranë për të dialogur me ne, me këdo. Votimi i dekretit për mediat audiovizive, diskutimi për të, të shtyhet deri sa Komisioni i Venecias të na sjellë raportin e vet, më 20-21 mars”-tha z.Balla.

Gazetari i Euronews Albania Ervin Koçi tha se filimisht z. Taulant Balla ka kërkuar nga Kuvendi që dekreti i Presidenti të Republikës z. Ilir Meta për kthimin për shqyrtim të projektligjit për mediat audiovizive të shtyhet deri sa Komisioni i Venecias të japë opinionin e saj. Fillimisht ky propozim u kundërshtua nga opozita parlamentare, por pas një pushimi edhe opozita pranoi që ky ligj të shtyhet për miratim në muajin mars.

Presidenti i vendit, z. Ilir Meta ka reaguar pasi Kuvendi vendosi të shtyjë afatin për shqyrtimin e dekretit për ligjin e mediave audiovizive. Kreu i Shtetit vendimin e Kuvendit e cilësoi si një hap pozitiv për Shqipërinë, i cili sipas tij do t’i shërbejë forcimit të standardeve demokratike.

“Përshëndes vendimin pozitiv dhe të përgjegjshëm të Kuvendit për t’u tërhequr nga votimi i paketës së ashtuquajtur “anti-shpifje”. Reflektimi i sotëm i shërben një qëllimi më të madh të përbashkët që është mbrojtja e të drejtave kushtetuese të të gjithë qytetarëve shqiptarë, dhe njëkohësisht garantimit të standardeve demokratike dhe europiane”-shkroi Presidenti Ilir Meta në faqen e tij zyrtare.

Ministrja e Infrastrukturës, znj. Belinda Balluku ka depozituar një propozim në Kuvendin e Shqipërisë, me anë të të cilit synohet një kontroll mbi banesat që janë  ndërtuar me punë vullnetare gjatës sistemit komunist në Shqipëri.

Ajo ftoi deputetët që të votojnë këtë ligj, pasi sipas saj, kjo masë do të shtonte më tej sigurinë e ndërtesave nga rreziku i tërmeteve.

Për këtë çështje ka folur edhe vetë kryeministri Edi Rama. Nga foltorja e Kuvendit, shefi i qeverisë dha një porosi të qartë për atë që tentojnë të abuzojnë me ndërtimet.

“Duke i respektuar patjetër të gjithë ata që investojnë dhe ndërtojnë, sepse krijojnë të mira për familjet,  për biznesin, për ekonominë, por duhet t’u japim një mesazh të qartë se kufiri është i pakapërcyeshëm mes shtetit dhe atyre, mes interesit publik dhe atij privat. Atë kufij e përcaktoni ligji, e përcaktojnë planet, masterplanet, planet e detajuara dhe dokumentet zyrtare të lejeve të ndërtimit”-tha z. Rama.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?